Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet ligjore për Specialen, asnjë deputet kundër

Date:

Share post:

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin që parashikon ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugën vijimit të procedurave parlamentare. Në votim morën pjesë 91 deputetë, të cilët mbështetën unanimisht nismën.

Projektligji kishte marrë më herët edhe miratimin e Komisionit për Legjislacion, ku kaloi me 9 vota pro dhe asnjë kundër.

Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës.

“Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq”, tha Kurti.

Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ai tha se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme.

“Ka qenë një kohë e shkurtër për të analizuar ligjin, sidomos kur nuk e kemi aktgjykimin e prerë. Këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Specialen janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar sa duhet. Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015. Atëherë nuk na keni dëgjuar, por sot do të duhej të na konsultoni. Zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan e jo ndaj atyre që e kundërshtuan. 

Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën. S’mund të bëhet njëra pa tjetrën. Na duhet një strategji serioze, por për ta zbatuar atë strategji na duhen institucione funksionale. Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional, rrezikon të përfundojë në dështim”, tha ai

Paralelisht me zhvillimet brenda sallës së Kuvendit, jashtë godinës po vijon protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të ndryshimeve ligjore.

Protesta është shoqëruar me tensione gjatë zhvillimit të seancës. Protestuesit kanë hedhur edhe mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kuvendit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Studentja e UAMD ngre shqetësimin për aksesueshmërinë në kampus dhe ceremoni

Adivije Hoxha*Studente dhe drejtuese e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Durrës Sot u inaugurua Fakulteti i Studimeve Profesionale në...

Parkimi me pagesë nis në Durrës, gjoba deri në 20 mijë lekë për mjetet e lëna prej kohësh në rrugë

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, parkimi me pagesë ka nisur të zbatohet në rrugët dhe sheshet...

Anisa Ibraj: Studentët e Durrësit përballen me kosto të lartë jetese dhe mungesë konviktesh

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit (PL) Anisa Ibraj ka reaguar në rrjetet sociale për problematikat me të...

Manuela Arcuri dhe Princi Pallavicino po afrohen më shumë se kurrë

Aktorja e njohur dhe aristokrati gjenovez udhëtuan së bashku drejt Parisit me avion privat, shijuan mëngjesin në Ritz...