Të paktën dy drejtues mjetesh kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në autostradën Levan-Tepelenë. Përplasja mes dy automjeteve është regjistruar në zonën e Fratarit.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë spitalore. Ende nuk ka të dhëna të hollësishme për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po merren masa për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Dyshimet paraprake janë se shpejtësia dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në përplasjen e automjeteve, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas hetimeve.


