Shpërthim me tritol në një biznes në Fier 

Date:

Share post:

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Fier, në ambientet e një subjekti privat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e biznesit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të subjektit apo me motive të tjera.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pritet që verifikimi i kamerave të sigurisë në zonë dhe marrja e dëshmive të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e personave të përfshirë, si dhe në përcaktimin e motivit të mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Trump i kërkoi dorëheqjen ambasadores në Greqi, Kimberly Guilfoyle mes akuzave për favore financiare

Shtëpia e Bardhë konfirmoi largimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për përdorim të ndikimit politik në këmbim të...

FMN parashikon rritje për ekonominë botërore, por paralajmëron për rreziqet nga lufta dhe IA

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike globale prej 3,1% për vitin 2026, ndërsa paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit...

SPAK njofton, godet grupin e strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për...

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar...