Tensionet në Durrës, shoqërohen 27 studentë të UAMD-së, Ja sa u arrestuan pas protestës së djeshme

Date:

Share post:

Përplasjet mes studentëve dhe policisë në Durrës kanë vijuar edhe këtë të premte, me shoqërimin e 27 studentëve në komisariat pas një përballjeje me efektivët në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Ndërkohë, nga 35 personat e shoqëruar gjatë protestës së djeshme, 25 janë arrestuar, mes tyre edhe të mitur, ndërsa të tjerët do të ndiqen në gjendje të lirë.

Mes personave të shoqëruar një ditë më parë ishte edhe avokatja Merita Çela Dakovelli, e cila ndodhej pranë komisariatit për të ofruar ndihmë ligjore për një prej protestuesve. Ndryshe nga personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, ndaj saj nuk është nisur procedim.

Pas zhvillimeve të dy ditëve të fundit, protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër tubim sot në orën 12:30, përpara Bashkisë së Durrësit, duke sinjalizuar vijimin e protestave.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Berat–Dimal, humb jetën 63-vjeçari

Një automjet përplasi një biçiklist në fshatin Moravë, ndërsa nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një këmbësore 63-vjeçare....

Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...