Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes grupeve, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vrasjen e dy vëllezërve. Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar Ngushëllim Manzin, të dyshuar si autor të vrasjes së dyfishtë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e viktimave dhe as rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur krimi.
Pritet që hetimet të sqarojnë dinamikën e vrasjes së dyfishtë dhe motivin e saj.
©ZëriOnline


