Bojkoti vijon në UAMD, auditoret bosh edhe këtë të hënë; mungesa të theksuara nxënësish në shkollat e Durrësit dhe Tiranës

Date:

Share post:

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë bojkotuar edhe këtë të hënë procesin akademik, ndërsa në shumë shkolla të qytetit janë regjistruar mungesa të theksuara të nxënësve. Situata paraqitet e ngjashme edhe në kryeqytet, ku një pjesë e nxënësve nuk janë paraqitur në shkollë.

Edhe këtë të hënë, auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë vijuar të mbeten bosh, pasi studentët kanë bojkotuar mësimin.

“Sot nuk shkuam në auditorë, në përgjigje të thirrjes për bojkot. Mendoj se është e rëndësishme që të shprehim qëndrimin e tyre dhe të tregojmë se jemi pjesë e asaj që po ndodh. Shqetësimet tona të dëgjohen dhe të ketë dialog konkret.” u shpreh nje studente e UAMD.

Paralelisht, edhe në shkollat e Durrësit janë konstatuar mungesa të konsiderueshme të nxënësve. Një pjesë e prindërve, kryesisht të atyre që ndjekin arsimin e detyruar, kanë zgjedhur të mos i dërgojnë fëmijët në mësim, për shkak të pasigurisë dhe shqetësimit për situatën.

“Vendosa që 2 fëmijët të mos i dërgoj në shkollë, të paktën për momentin. Në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje që edhe nxënësit t’i bashkohen protestës dhe kjo na ka shtuar pasigurinë. Si prind, mbi të gjitha mendoj për sigurinë e fëmijëve të mi dhe pres që situata të qetësohet.”, tha nje prind.

“Nuk e dërgova djalin në shkollë për solidaritet me protestën. Mendoj se shqetësimet që po ngrihen duhen dëgjuar dhe se situata kërkon më shumë vëmendje. Shpresoj që zëri i qytetarëve të merret parasysh dhe të gjendet një zgjidhje pa përshkallëzim të mëtejshëm.”, u shpreh dhe nje tjeter.

E njëjta panoramë raportohet edhe në Tiranë, ku mungesat në shkolla kanë vijuar edhe në nisje të kësaj jave, pavarësisht qëndrimit të Ministrisë së Arsimit se institucionet arsimore janë të hapura dhe procesi mësimor vijon normalisht.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se shkollat janë në funksion të plotë dhe se strukturat arsimore kanë punuar gjatë gjithë fundjavës për të garantuar rifillimin e mësimit. Ajo u ka bërë thirrje prindërve sot të kenë besim te mësuesit dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe të rikthimit në normalitet.

Një mesazh ministrja ka përcjellë edhe për studentët, të cilët i ka ftuar për dialog. Kumbaro ka deklaruar se dera e Ministrisë së Arsimit është e hapur dhe se është e gatshme të ulet me ta për të diskutuar problematikat dhe për të shqyrtuar mundësitë e përmirësimit.

Megjithatë, bojkoti në universitet dhe mungesat në shkolla tregojnë se, përtej deklaratave zyrtare për vijimin normal të procesit mësimor, shqetësimi dhe pasiguria vijojnë të ndikojnë te një pjesë e komunitetit arsimor.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...