Bojkoti në universitetet publike, pjesëmarrje e ndryshme nga një qytet në tjetrin. Po Durrësi?

Date:

Share post:

Bojkoti i procesit mësimor i thirrur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë nuk po zbatohet në të njëjtën masë në të gjitha universitetet publike, ndërsa pedagogët dhe studentët në rrethe kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Sot më 22 tetor, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, mësimi vijon pjesërisht. Edhe pse shumë pedagogë kanë firmosur peticionin në mbështetje të kërkesave, kjo nuk është përkthyer në një bojkot të plotë të procesit mësimor.

Në Universitetin e Korçës, bojkoti vijon pjesërisht, ndërsa Këshilli Studentor ka mbështetur vazhdimin e tij. Ndërkohë, në Universitetin e Shkodrës dhe atë të Gjirokastrës, procesi mësimor raportohet se po zhvillohet normalisht.

Situata paraqitet e ndryshme edhe në universitetet e tjera, ku zbatimi i bojkotit varet nga pjesëmarrja e pedagogëve dhe studentëve.

Thirrja për bojkot vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë në vend, me kërkesa që lidhen me kushtet e studimit dhe problematikat në arsimin e lartë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...