Austri/Laura Colturi, skiatorja e Shqipërisë e dyta në Solden

Date:

Share post:

Lara Colturi e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në skitë alpine. Sportistja e Shqipërisë në Solden të Austrisë ka arritur të kapë podiumin, duke e mbyllur garën në vendin e dytë, por ajo që është për t’u theksuar është se vendi i parë ishte vetëm 1 të qindtat më i shpejtë pas 2 lëshimeve.

Në lëshimin e parë, që nisi me 30 minuta vonesë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës, Lara Colturi u rendit e 6-ta me kohën 1 minutë, 8 sekonda dhe 5 të qindtat. Skiatorja e Shqipërisë megjithatë do të përmirësohej shumë në lëshimin e dytë, teksa u rendit e treta me kohën 1 minutë, 6 sekonda dhe 78 të qindtat.

Në total, pas dy lëshimeve, Lara Colturi rregjistroi kohën 2 minuta, 14 sekonda dhe 83 të qindtat. Vetëm 1 të qindtat më e shpejtë rezultoi amerikania Paola Moltzan, e cila zuri vendin e parë në disiplinën e Slalomit Gjigand në Solden. Në podium, si vend i tretë, u ngjit gjermania Emma Aicher, e cila ishte 51 të qindtat më e ngadaltë se Lara Colturi.

Kjo ishte vetëm gara e parë për këtë sezon, ndërsa ndryshe nga të kalurit përveç në disiplinën e Slalomit Lara Colturi do të marrë pjesë edhe në Super Gjigandin. I njohur ndryshe si gara e Super G.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...