Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Date:

Share post:

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri të paketës së re fiskale dhe projektbuxhetit 2027 me lajmin për ndërhyrjen e suksesshme kirurgjikale të Erjon Vishkullit në Romë.

Në postimin e saj, Spahiu bëri të ditur se i riu ka kaluar me sukses operacionin në klinikën “Gemelli”, ku ndërhyrja ka bërë të mundur shpëtimin e syrit. Ajo falënderoi profesorin Stanislao Rizzo për profesionalizmin dhe përkushtimin, ndërsa njoftoi se qeveria ka miratuar edhe mbështetje financiare për Erjonin i cili u plagome plumb gome në sy gjatë protestës dhe ndërhyrja e parë në vend nuk i siguroi ruajtjen e syrit.

Spahiu u ndal te humanizmi dhe solidariteti, duke i uruar të riut shërim të plotë dhe forcë në vijim të trajtimit. Suksesi i ndërhyrjes është një zhvillim pozitiv, por rikuperimi dhe ecuria e mëtejshme e shikimit mbeten një proces që kërkon kohë.

Gjithashtu, postimi vjen në një moment kur paketa e re fiskale ka hapur debat publik te bota e biznesit shqiptar për ndikimin e saj ekonomik dhe financiar.

Postimi i plotë i ministres Spahiu që pas një komenti kritik të gazetares Flora Xhemani u hoq:

𝐒𝐨𝐭 𝐪𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐬𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚. 𝐏𝐚𝐬 𝐤𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐫𝐞 𝐟𝐢𝐬𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭-𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐚𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝟏𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐯𝐞, 𝐤𝐚𝐦 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐚𝐣𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐨𝐦a

Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit.🙏

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...