Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Date:

Share post:

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit Memorial.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga Gabriel Çuni, u përplas me një automjet tip “Benz”, në drejtimin e të cilit ishte Alfred Sinani.

Nga aksidenti pësoi dëmtime pasagjeri i automjetit “Audi”. Pas përplasjes, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk rrezikon jetën.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale. Hetuesit po mbledhin të dhëna për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...