Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Date:

Share post:

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe me nga 60 ditë të 5 deputetë të tjerë demokratë, Bledion Nallbatin, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin dhe Ivi Kason. Ndërsa Klodiana Çapja, për të cilën PS kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë, ‘u fal’ nga Komisioni i Etikës.

Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”.

Për të 6 të tjerët, kërkesa e PS erdhi pasi ata ndezën flakadanë dhe hodhën sende të ndryshme drejt Këshillit të Ministrave e kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”.

Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...