Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së tij, pas dhunës fizike të ushtruar në mars të vitit 2022.
Fatjon Haxhiu, banues në Manzë të Durrësit, është arrestuar pas deportimit nga Greqia, në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Durrësit më 31 mars 2022.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur Haxhiu dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë ndaj 38-vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
©ZëriOnline


