Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht. Flakët e përhapura me shpejtësi rrezikuan edhe godinat e banimit në afërsi, ndërsa situata e krijuar la përkohësisht pa energji elektrike gjysmën e qytetit.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërhyrja në kohë bëri të mundur izolimin e zjarrit në magazinë, duke parandaluar përhapjen e tij në dy pallatet pranë vatrës, si dhe në automjetet e parkuara në zonë.
Mëngjesin e sotëm nuk raportohet për persona të lënduar, po vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
©ZëriOnline


