Pogradec/Zjarr në fabrikën e kafesë

Date:

Share post:

Fabrika e kafesë “Enkelana” në Pogradec është përfshirë sërish nga flakët, duke shënuar incidentin e dytë të ngjashëm brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të objektit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat kanë nisur flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Të pranishme janë edhe forcat e policisë, të cilat po monitorojnë situatën dhe pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përmasat e dëmeve materiale mbeten ende të paqarta.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e zjarrit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, shpëtojnë pallatet pranë saj

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht....