Andrea Shllaku është emëruar drejtor i ri i Autoritetit Portual Durrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Liburn Aliun, i cili dha dorëheqjen pak kohë pas thirrjes së kryeministrit për largimin e drejtuesve të institucioneve rajonale nga postet e tyre.
Shllaku mbante deri më tani detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës. Pas dorëheqjes së Aliut, ai ishte komanduar në krye të institucionit, duke ushtruar funksionet e drejtorit deri në emërimin e sotëm.
Me vendimin e ri, Shllaku merr zyrtarisht drejtimin e institucionit që administron një prej porteve më të rëndësishme të vendit.


