Pushuesja dëmtohet nga një Jet Ski në plazhin e Durrësit

Date:

Share post:

Një ngjarje me pasoja për një pushuese është regjistruar në plazhin e madh të Durrësit. Një mjet lundrues Jet Ski, i drejtuar pa leje nga një 22-vjeçar gjerman, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përplasur aksidentalisht një grua 61-vjeçare, e cila po lahej në det. Burime policore bënë me dije se ajo ka pësuar dëmtime të lehta.

Jet Ski-ja ishte në pronësi të shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi A. N., me banim në Gjermani, po e përdorte pa lejen përkatëse të drejtimit.

Policia e Stacionit Plazh ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj të dy shtetasve, për shkeljet ligjore të konstatuara.

Ngjarja vë në dukje një tjetër rast të përdorimit të papërgjegjshëm të mjeteve lundruese në zonat e frekuentuara nga pushuesit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...