Sekuestrohen pasuri të dyshuara kriminale në pronësi të babait të dy të hetuarve për vrasje dhe falsifikim

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka ekzekutuar një vendim penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e një pasurie të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale.

Në zbatim të këtij vendimi, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës sekuestroi një sipërfaqe prej 1050 metra katrorë truall, së bashku me një objekt banimi njëkatësh që përfshinte oborr dhe pishinë, në përdorim të shtetasit Luan Kërtalli. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prani të familjarëve të Luan Kërtallit.

Sipas hetimeve, rezulton se kjo pasuri është përfituar nga veprimtaria kriminale e dy djemve të L. K., të cilët janë në hetim për vepra të rënda penale. Dy vëllezërit, që janë subjekt i një procedimi penal të nisur në vitin 2017, dyshohen për përfshirje në “vrasje në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim”, si dhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Për më tepër, ata janë nën hetim edhe për “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, dhe “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”.

Ky është një tjetër rast ku autoritetet gjyqësore dhe policore ndërhyjnë për të sekuestruar pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme, në përpjekje për të goditur burimet ekonomike të krimit të organizuar dhe për të forcuar luftën kundër aktiviteteve kriminale në vend.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, asfiksohen 6 pushues

Mbrëmjen e së hënës në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te...

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...