Pranga 46-vjeçarit Domi që shfrytëzoi për prostitucion një ruse

Date:

Share post:

Një tjetër rast i rëndë i trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion është goditur nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari”. Në përfundim të hetimeve të ndjekura me metoda speciale, u bë i mundur arrestimi i një 46-vjeçari, i identifikuar si Klodian Domi, banues në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

Hetimet zbuluan se ai kishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri një shtetase ruse 20 vjeçe, në tetor të vitit 2023, përmes kufirit me Malin e Zi, nga Podgorica. Fillimisht, ai e kishte mashtruar të renë se do ta punësonte si kameriere, por më pas e kishte dhunuar dhe kërcënuar, duke e shfrytëzuar për prostitucion për afro dy vite, në hotele të ndryshme të Durrësit.

Sipas të dhënave hetimore, 46-vjeçari përfitonte shuma që varionin nga 250 deri në 300 euro për çdo klient, ndërsa viktima ishte e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm, nën presionin dhe dhunën fizike të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke e markës “KralArms”, dy palë dylbi si dhe tre aparate celularë, që dyshohet se janë përdorur në aktivitetin kriminal.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia shpalli në kërkim edhe një tjetër shtetas, E. S., 39 vjeç, gjithashtu nga Durrësi, i dyshuar si i përfshirë në rrjetin e shfrytëzimit për prostitucion.

Ndaj Klodian Domi rëndojnë një sërë akuzash të rënda penale, përfshirë “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në këtë rast.

Ky është një tjetër sinjal alarmi për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht të grave të reja që mashtrohen me premtime të rreme dhe përfundojnë viktima të rrjeteve kriminale. Policia bën thirrje për bashkëpunim dhe denoncim të çdo rasti të dyshuar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...