Policia zbardh ngjarjen e Pogradecit. Arrestohet Ilirjan Selmani

Date:

Share post:

Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Pogradec ku një 52-vjeçare u gjend e pajetë brenda banesës së saj të djegur.

“Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec. Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tym i bardhë/ Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, duke...

Zjarret në Mallakastër vazhdojnë, ndërhyhet nga ajri

Ka rifilluar mëngjesin e kësaj të enjteje ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të...

I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

Pas afro tre dekadash në arrati, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari...

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...