Alarmi për cunam në Japoni, Ambasada e Shqipërisë në Tokio mesazh për shqiptarët

Date:

Share post:

Ambasada e Shqipërisë në Tokio, përmes një postimi në rrjetin zyrtar në Facebook, ka përcjell një mesazh me rëndësi për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunam që është lëshuar në vend pas tërmetit.Amabasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.“Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftim.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 8.8 u regjistrua pranë bregdetit të gadishullit Kamçatka, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në shumë vende përgjatë bregut të Oqeanit Paqësor.Në Kamçatka, disa persona janë lënduar, ndërsa në një pjesë të madhe të bregdetit lindor të Japonisë, i cili ishte goditur rëndë në tërmetin dhe cunamin katastrofik të vitit 2011, është urdhëruar evakuimi i popullatës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: U vodhën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë "Luani" në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon...

Tym i bardhë/ Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, duke...

Zjarret në Mallakastër vazhdojnë, ndërhyhet nga ajri

Ka rifilluar mëngjesin e kësaj të enjteje ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të...

I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

Pas afro tre dekadash në arrati, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari...