Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon, që transportonte peshk duke shkaktuar pasoja fatale.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, si dhe një pasagjere në këtë mjet, e dyshuar të jetë bashkëshortja e tij, për të cilën vijon puna për identifikimin e saktë.
Ndërkohë, janë dëmtuar dy persona të tjerë, të rinj, që ndodheshin në automjetin “Benz”, drejtuesi i mjetit, M. Q., dhe pasagjeri, P. A., të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
©️zërionline


