Bonus për bebet/ Shifrat janë pozitive, por a po e ndal kjo plakjen e shpopullimin e vendit

Date:

Share post:

Kryeministri Rama njoftoi sot se më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga fillimi i programit në janar 2019. Sipas skemës së qeverisë, prindërit përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin, një ndihmë financiare që synon të mbështesë familjet e reja dhe të nxisë lindshmërinë.

Shifrat janë padyshim domethënëse dhe tregojnë për një mbulim të gjerë të kësaj skeme. Por ndërsa mirëpritet kjo mbështetje, pyetja që lind natyrshëm është: a po e ndihmon realisht ky bonus Shqipërinë të dalë nga kriza demografike?

Lindshmëria në vend vijon të jetë në rënie, ndërsa emigrimi, veçanërisht i të rinjve dhe familjeve të reja, mbetet shqetësues. Një pagesë e njëhershme, sado simbolike apo e mirëpritur të jetë, vështirë se e ndryshon vendimin për të pasur një fëmijë në një vend ku pasiguria ekonomike, mungesa e shërbimeve cilësore në shëndetësi, edukim e drejtësi, si dhe çmimet në rritje dhe mungesa e perspektivës janë ende realitet për shumë familje.

Ndaj, ndërsa bonuset janë një hap pozitiv, nuk mund të jenë politika e vetme që qeveria mbështet përballë plakjes së popullsisë dhe shpopullimit të vendit. Nevojitet një qasje më e gjerë, me paga më të mira, siguri në punësim, shërbime më të mira për fëmijët dhe përkujdesje për familjen, për të ndërtuar një Shqipëri ku të rinjtë zgjedhin të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, me mundësi reale dhe larg klimës së dhunës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...