“Light” çon në pranga 35-vjeçarin që la në terr disa rrugë të Durrësit

Date:

Share post:

Një tjetër operacion policor është finalizuar në qytetin e Durrësit, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Policia e Durrësit ka vënë në pranga Amaraldo Vezi, 35 vjeç, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të kabujve elektrikë të rrjetit të ndriçimit rrugor, në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni, i koduar “Light”, u organizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e vjedhjeve të mëparshme dhe ndalimin e autorëve. Dyshohet se veprimtaria kriminale e Vezit ka lënë pa ndriçim disa segmente rrugore, duke rrezikuar sigurinë publike dhe duke krijuar pasiguri për qytetarët gjatë orëve të natës.

Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçari rezulton i përfshirë në një seri vjedhjesh të kabujve elektrikë në territoret e mbuluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Ai u arrestua dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa strukturat hetimore po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të çdo ngjarjeje të dyshuar, si dhe për evidentimin e ndonjë vjedhjeje tjetër që mund të jetë kryer nga i njëjti autor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore. Policia apelon për vijim të bashkëpunimit nga qytetarët dhe thekson angazhimin maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë në çdo lagje e rrugë të qytetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...