Zjarret, digjet edhe një mjet zjarrfikës

Date:

Share post:

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku disa vatra zjarri kanë shpërthyer në mënyrë të njëkohshme në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe fshatit Jeran, në njësinë administrative Kastrat.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në radhët e efektivëve të zjarrfikëses.

Pavarësisht vështirësive të shumta në terren, të shkaktuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë vatrat kryesore. Më problematike paraqitet situata në fshatin Jeran, ku flakët rrezikuan seriozisht jo vetëm sipërfaqe të mëdha me bimësi, por edhe banesa të banuara.

Forca të shumta zjarrfikëse nga Bashkia Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë angazhuar për orë të tëra për të frenuar përhapjen e flakëve. Aktualisht, situata paraqitet e stabilizuar dhe zjarret janë vënë nën kontroll.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies së qëllimshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punëtori humb jetën në kantierin e Alabarit, po hetohen shkaqet

Një punëtor rreth 40 vjeç ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje, teksa punonte në kantierin e...

Zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Durrësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues prokurorin Edmond Koloshi për postin e drejtuesit të Prokurorisë së...

Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete

Për disa minuta u bllokua qarkullimi, në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe Policia.2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur...

Fshihej në Durrës, arrestohet durrsaku i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 11 vite burg

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali me mbi 11 vite burg për trafik droge,...