Porti i Durrësit raporton tregues në rritje në 2025

Date:

Share post:

Porti i Durrësit raporton një rritje të qëndrueshme në treguesit kryesorë të aktivitetit të tij. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë përpunuar mbi 1.9 milionë tonë mallra ose 3.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, theksoi se ky rezultat është produkt i bashkëpunimit të ngushtë me operatorët portualë.

Pozitiv ka qenë edhe bilanci i transportit të pasagjerëve dhe automjeteve përmes Terminalit të Trageteve, ku janë përpunuar 241,490 pasagjerë, një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.Në hyrje të vendit janë regjistruar 112,194 pasagjerë, ndërsa 129,269 kanë udhëtuar drejt porteve ndërkombëtare. Po ashtu, mbi 104 mijë automjete, kamionë dhe trailerë janë përpunuar në port, me një rritje prej 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.
Në rritje ka qenë edhe sektori i konteinerëve, me 104,180 njësi konteinerike(TEU) të përpunuara, ose 970,031 tonë mallra. Veçanërisht, mallrat e importuara me konteinerë kanë shënuar rritje deri në 10%. Autoriteti Portual Durrës vijon të punojë për modernizimin e infrastrukturës portuale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, me qëllim fuqizimin e rolit të Portit të Durrësit si një nyje kyçe për tregtinë detare në rajon.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...