Pasiguri në plazh/ Dy avionë ushtarakë fluturojnë ulët mbi bregdet, nuk shfaqen në FlightRadar

Date:

Share post:

Durrës, 6 gusht 2025 – Një situatë e pazakontë ka ndodhur pasditen e vonë të së martës në bregdetin e Durrësit, ku dy avionë ushtarakë janë parë duke fluturuar në lartësi të ulët mbi zonën e plazhit, duke shkaktuar pasiguri tek pushuesit.

Pamjet dhe informacioni janë sjellë në redaksinë e Zëri Online nga një qytetar durrsak, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Në fotot e dërguara shihen qartë dy avionë ushtarakë që kalojnë shumë pranë vijës bregdetare. Ajo që ka tërhequr vëmendje është se mjetet ajrore nuk janë shfaqur në asnjë moment në aplikacionin FlightRadar, i cili monitoron trafikun ajror në kohë reale.

“Po shëtisnim buzë detit kur papritur pamë dy avionë që fluturonin ulët. Kishin një zhurmë të fortë dhe nuk ngjanin me avionë civilë. Nuk i gjej dot as në FlightRadar”, thotë qytetari që ka sjellë informacionin, duke shtuar se disa pushues, veçanërisht një familje nga Kosova, u alarmuan nga situata. Të tjerë pushues u shfaqën kureshtarë.

“Ua, u kthye lufta!”, – u dëgjua të thoshte me frikë një prej anëtarëve të familjes kosovare, sipas dëshmitarit.

Ngjall habi mungesa e transparencës mbi lëvizjet ushtarake në hapësirën ajrore civile, sidomos në një zonë të populluar si Durrësi gjatë sezonit veror.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar në lidhje me këto fluturime, që mbeten për momentin të paidentifikuara. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për stërvitje ushtarake të planifikuara apo për një operacion të natyrës tjetër.

Zëri Online do të ndjekë zhvillimet dhe do të publikojë çdo reagim zyrtar për sqarimin e situatës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nju Jork/ Tronditet Wall Street, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të...

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin...

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...