Përplasje e dhunshme mes dy agjencive turistike polake në Përmet, udhërrëfyesi denoncoi sulmin brutal

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 2 gusht pranë ujërave termale në afërsi të Përmetit, ku operatori polak i turizmit, Radoslaw Holowczyc, pretendon se është dhunuar brutalisht nga stafi shqiptar i një agjencie rivale, po ashtu polake.

Në një reagim të bërë publik në rrjetet e tij sociale, Holowczyc ka akuzuar Albi Miftarin, bashkëpronar i agjencisë së udhëtimeve Kaki Tours së bashku me Kinga Rosalia Stachóë, si dhe dy punonjës shqiptarë të kësaj agjencie, për një sulm të qëllimshëm dhe të planifikuar.

Sipas rrëfimit të tij, ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai kishte shkuar te autobusi i parkuar me të cilin lëvizte dhe udhëhiqte grupin e tij turistik.

“Më rrëzuan përtokë dhe filluan të më shkelmonin në kokë, gjoks, stomak, brinjë. Më shkulën vathin që kisha në vesh, më morën telefonin dhe e thyen. Më vodhën edhe kapelen, e cila kishte vlerë sentimentale për mua”,-shkruan Holowczyc.

Ai shton se sulmi u ndërpre vetëm falë ndërhyrjes së dy turistëve francezë, të cilët arritën t’i largonin agresorët.

Holowczyc ka bërë të ditur se tre ditët pas ngjarjes i ka kaluar kryesisht në spital dhe në polici, duke depozituar denoncimin për dhunë, grabitje dhe dëmtim prone. Sipas tij, motivi i sulmit lidhet me urrejtje dhe xhelozi profesionale, pasi sulmuesit kishin njohuri të detajuar për itinerarin e tij turistik.

Operatori ka ndarë edhe fotografi të gjendjes së tij pas dhunës si dhe dokumentin e kallëzimit në komisariat, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë që cenon jo vetëm sigurinë e tij, por edhe imazhin e turizmit në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë dalë me një reagim zyrtar mbi këtë ngjarje, ndërsa hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota dhe përgjegjësitë ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...