Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Date:

Share post:

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria.

Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar nivel të lartë të aflatoksinës B1. Ngarkesa do të asgjësohet.

Aflatoksina B1 është një mykotoksinë e njohur e cila mund të gjendet në ushqimin e kontaminuar për kafshët dhe në një shumëllojshmëri produktesh bujqësore. Ajo mund të shkaktojë helmim akut dhe kronik, formim të tumoreve dhe ndryshime në zhvillimin neurologjik.

Mëlçia është organi kryesor që preket. Ekspozimi akut ndaj dozave të larta shkakton mosfunksionim të mëlçisë, verdhëz, dhimbje abdominale, të vjella dhe konvulsione.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...