Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Muriqan të Shkodrës, njofton policia.E plagosura është 30 vjeçare, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.”Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.


