Banorët e Lumit të Vlorës në protestë, bllokojnë rrugën që lidh 5 fshatra

Date:

Share post:

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në hyrje të rrugës së fshatit.Ata po protestojnë për mungesën e rrugës së fshatit, e cila ndër vite ka qenë në gjendje të degraduar infrastrukturore.

Rruga që ata po prostestojnë është rreth 10-15 km e gjatë e cila lidh më tepër se 5 fshatra të cilët janë Velca, Matogjini, Bashaj, Vërmiku, Ramica.Ndër vite ky segment rrugor nuk ka patur asnjë investim.Banorët kërkojnë rehabilitimin e segmentit rrugor. Në dorë mbajnë pankarta dhe bëjnë thirrje si “Duam Rrugë”, “Nuk presim më” apo edhe “Kërkojmë Investime”.”Kjo protestë na përket ne dhe vetëm ne. 35 vite kjo krahinë një mjerim, në harresë. Si ka mundësi që 35 vite ne kemi qenë të harruar, të pavlerësuar, si ka mundësi që pushteti vendor dhe qendror heshtin para nesh”, tha një prej protestuesve. Ata kanë bllokuar për disa minuta në shenjë proteste edhe rrugën hyrëse të fshatrave.

Ata shprehen se investimi i rrugës ishte një premtim elektoral, por tashmë është lënë në harresë. Banorët i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut që të mos vijnë në zonë vetëm në kohë fushatash, duke bërë premtime që më pas nuk realizohen.“Kaluan disa muaj dhe kjo mbeti në harresë, ku të besojmë, ku të shkojmë e ta kërkojmë këtë të drejtë. Të vetmen mundësi që kemi, ne duhet të protestojmë derisa të zgjedhim të vërtetën tonë. Protesta jonë paqësore ka si bashkëpunim me pushtetin lokal e qendror që të kthejnë sytë nga ne dhe të na bëjnë rrugën. Këta po tallen me ne dhe duan të tallen me ne”, tha një banor. Në protestën e zhvilluar, banorët u shprehën se janë të kënaqur me rrugën e Lumit të Vlorës që është shtuar, por të pakënaqur nga qeveria, e cila sipas tyre i ka lënë në harresë këto fshatra. Ata theksuan se investimi në këtë rrugë do të sillte zhvillim për zonën, duke i kthyer këto fshatra në mundësi ekonomike dhe atraksion turistik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...