Turistët gjermanë shpëtohen nga Policia Kufitare në Qeparo

Date:

Share post:

Një operacion shpëtimi është zhvilluar natën e kaluar në det, pranë brigjeve të Qeparoit, ku dy turistë gjermanë mbetën të bllokuar me një gomone të vogël plastike.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, rreth orës 22:20, Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një telefonatë urgjente për dy persona që kërkonin ndihmë në zonë. Menjëherë, mjeti lundrues i policisë u nis drejt vendit të ngjarjes.

Rreth orës 22:45, patrulla identifikoi në det, rreth 100 metra larg bregut të Qeparoit, një gomone plastike rreth 2 metra të gjatë pa motor, e pajisur vetëm me lopata. Dy personat në bord rezultuan të ishin shkëputur nga jahti i tyre personal Tiaman, pasi era e fortë i kishte larguar dhe u kishte bërë të pamundur të lundronin drejt bregut.

Në mjetin e vogël ndodheshin shtetasit gjermanë Michael Berhard, 70 vjeç, dhe Dorothea Ute, 63 vjeçe, të cilët u shpëtuan nga policia kufitare. Pas ndërhyrjes, ata u transportuan në mënyrë të sigurt drejt Portit të Himarës, ku pas mesnate, mbërritën rreth orës 00:30 në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare bëri të ditur se falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të ekipit të shpëtimit, situata u menaxhua me sukses, duke shmangur një incident të mundshëm detar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...