Shkon për mbarësi, kapet në malin e Tomorrit i shumëkërkuari për drogë

Date:

Share post:

46-vjeçari nga Durrësi shkoi për peligrinazh, por u vu në pranga, kërkohej prej 2 vitesh. Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion të rëndësishëm për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 60”, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan dhe arrestuan në Malin e Tomorrit shtetasin Dorian Beu, 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

I kërkuari lëvizte me automjet në zonën e malit ku ditëve të fundit ka fluks lëvizjesh për shkak të peligrinazhit në Tomorr, por u identifikua dhe u neutralizua nga forcat e policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2023, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat:

  • “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,
  • “Grupi i strukturuar kriminal”,
  • “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Pas arrestimit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Policisë së Durrësit ekzekutoi vendimin e gjykatës, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme.

Policia e Shtetit konfirmoi se operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...