Në pranga ish-kryeinspektori i IMT-së, ndërtoi resort luksoz pa leje në Shetaj

Date:

Share post:

Një resort i ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura turistike të Durrësit ka çuar në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili. Policia e Durrësit njoftoi se 55-vjeçari me banim në Tiranë, bashkëshort i ish-prokurores së Durrësit Rabiana Halili, e cila dha dorëheqjen gjatë procesit të Vetingut ne vitin 2020, u arrestua këtë të mërkurë nga specialistët e Krimit Ekonomiko-Financiar. Ai u arrestua pasi dyshohet se gjatë vitit 2017, kur mbante postin e kryeinspektorit të IMT-së në Durrës, ka ngritur disa shtëpi pushimi pa leje në fshatin Shetaj të Ishmit.

Resorti i quajtur “Saint Michelle Residence” shtrihet pranë Kepit të Rodonit, një zonë e rrethuar nga deti dhe e njohur për frekuentimin turistik. Kompleksi përfshin vila pushimi, pishinë, hapësira parkimi dhe një restorant ku, sipas publikimeve në rrjetet sociale, vetë Halili promovonte gatimet dhe peshkun e freskët.

Sipas burimeve zyrtare, ndërtimet e paligjshme u zbuluan vetëm këtë muaj, edhe pse Halili ka mbajtur postin e kryeinspektorit të IMT-së për katër vite, nga 2017 deri në 2021. Hetuesit po verifikojnë dokumentacionin pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të përcaktuar nëse i gjithë kompleksi rezulton i ndërtuar pa leje dhe sa objekte përfshihen në total.

Ky rast ngre dyshime serioze mbi nivelin e abuzimit brenda institucioneve që kanë për detyrë të kontrollojnë dhe parandalojnë ndërtimet e paligjshme. Jo vetëm që duket se është toleruar fenomeni i ndërtimeve pa leje, por në këtë rast, sipas akuzave, ligji është shkelur nga vetë kreu i institucionit përgjegjës.

Policia bën të ditur se Halili po hetohet për veprën penale të “ndërtimit pa leje”, ndërsa çështja do të pasohet nga verifikime të hollësishme në terren dhe në zyrat e kadastrës.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se aksioni kundër ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet dhe se ndëshkimi do të përfshijë çdo zyrtar apo funksionar publik që ka mbyllur sytë përballë shkeljes së ligjit. Arrestimi i Halilit shihet si një mesazh i qartë se goditja do të prekë edhe nivelet drejtuese të inspektorateve e institucioneve shtetërore.

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...