Arrest në burg për Ardian Halilin, ish-kryeinspektorin e IMT-së në Durrës

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit la në qeli pa afat Ardian Halilin, njeriun dhe ish-funksionarin publik që me të gjitha mënyrat e mjetet dyshohet se përfitoi nga detyra. Në Gjykatë sapo përfundoi seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, 55-vjeçarit Ardian Halili.
Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Paulin Çera, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Halilin, i arrestuar pak ditë më parë nga policia e Durrësit, përballet me tre akuza “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Seanca gjyqësore vjen një ditë pas shembjes së kompleksit të tij “Saint Michelle Residence” në zonën e Shetaj, Ishëm, në Kepin e Rodonit. Shembja u krye me shpërthim të kontrolluar dhe më pas me fadroma.
Gjykata caktoi masën e sigurisë për Halilin, çështja e të cilit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të përmasave të ndërtimit pa leje, abuzimit me detyrën dhe aferave të mundshme korruptive.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...