Anija gjigante amerikane USS Mount Whitney pritet në Durrës, Një sinjal i fortë partneriteti dhe sigurie

Date:

Share post:

Për herë të parë në historinë e saj, një anije e flotës amerikane me përmasa dhe kapacitete gjigante zbarkon në një port shqiptar. USS Mount Whitney (LCC 20), anija flamurtare e komandës dhe kontrollit të klasit Blue Ridge, mbërrin më 6 shtator në Porto Romano, Durrës, për një vizitë të planifikuar në portin MBM.

Ky moment shënon një pikë kthese për kapacitetet strategjike të Porto Romanos, duke nënvizuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe atë në Mesdhe.

Gjatë qëndrimit në Durrës, USS Mount Whitney do të organizojë një pritje zyrtare, ku pritet të marrin pjesë Presidenti Bajram Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë, si dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nensi Van Horn. Në kuadër të vizitës do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera me karakter bashkëpunimi.

Me dimensione 195 metra gjatësi, 34 metra gjerësi dhe 9.5 metra thellësi, USS Mount Whitney është një prej anijeve më të avancuara të flotës amerikane. Si anija komanduese e Flotës së 6-të të SHBA-së, ajo mbështet operacionet detare për të penguar kundërshtarët rajonalë, për të mbrojtur interesat e SHBA-së dhe për të garantuar sovranitetin e partnerëve dhe aleatëve në Evropë dhe Afrikë.

Flota e 6-të e SHBA-së, me seli në Napoli, Itali, është një ndër komponentët më të rëndësishëm të pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Ajo kryen një gamë të plotë operacionesh detare, ajrore dhe të përbashkëta, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s dhe partnerët rajonalë, duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë dhe Afrikë.

Vizita e USS Mount Whitney jo vetëm që rrit profilin strategjik të Shqipërisë si portë hyrëse në Mesdhe, por njëkohësisht forcon edhe më tej bashkëpunimin ushtarak dhe politik mes Tiranës dhe Uashingtonit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...