Me sezonin turistik shtohet dhe numri i fëmijëve që lypin në rrugët e Durrësit dhe veçanërisht në plazh. Tre prindër që shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç janë proceduar penalisht nga policia.
Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit S. Sh., A. S dhe H. S. Nëse ata gjehen fajtorë më pas nga gjykata rrezikojnë të dënohen me burgim 2-5 vjet.
Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme në Kodin Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.
@zërionline


