Detaje të reja nga ngjarja e Korçës, Tre motrat dyshohet se konsumuan karamele me kanabis

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Korçës, këtë të enjte, ku tre motra të mitura përfunduan në spital pas konsumimit të disa karameleve të dyshimta, ka marrë përmasa të reja.

Burime policore bëjnë me dije se vajzat kishin konsumuar karamelet pranë një kazani mbeturinash, pa qenë të vetëdijshme për përmbajtjen e tyre. Dyshohet se ato përmbanin esencë të lëndëve narkotike, konkretisht cannabis.

Policia ka konfirmuar se karamelet vajzat i gjetën pranë vendit ku hidhen mbeturinat dhe se nuk rezulton t’u jenë dhënë nga ndonjë person tjetër. Forcat hetimore po punojnë për të përcaktuar mënyrën se si ato karamele kanë përfunduar aty dhe nëse bëhet fjalë për pakujdesi apo një veprim të qëllimshëm.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve ka qenë shqetësuese, veçanërisht për vajzën më të vogël, vetëm 3 vjeç, e cila sipas burimeve nga bluzat e bardha ndodhet në reanimacionin e spitalit të Korçës dhe është intubuar për shkak të komplikacioneve. Ndërkohë, dy vajzat e tjera e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet vijojnë intensivisht, ndërsa janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e të miturave, për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka ngritur shqetësim në opinionin publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...