Dhjetra procese gjyqësore u shtynë pa lajmërim në Durrës, Shkak: diskutimi për draftin e Kodit të ri Penal

Date:

Share post:

Qytetarët që kishin sot çështje penale a civile në Gjykatën e Durrësit janë përballur me një situatë të papritur. 55 seancat gjyqësore, penale dhe civile, të ditës së sotme në Gjykatën e Durrësit nuk janë zhvilluar pasi gjyqtarë dhe prokurorë po marrin pjesë në tryezën konsultative të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për draftin e ri të Kodit Penal. Mes seancave të pazhvilluara sot është dhe gjyqi për Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, që ka kërkuar lirim me kusht. Kjo shtyrje, në afate ende të pacaktuara, për dhjetra procese gjyqësore sjell vonesa dhe zvarritje për palët. Gjithsesi kjo situatë nuk prek vetëm çështjet e natyrës urgjente, që janë masat e sigurisë dhe seancat për UMM, të cilat janë zhvilluar normalisht.

Tryeza, e dyta me radhë, ka mbledhur në Durrës magjistratë nga gjykatat dhe prokuroritë e Durrësit dhe Fierit, si dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore, si avokatë, noterë dhe përmbarues gjyqësorë.Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky takim synon të krijojë një hapësirë të posaçme për informim dhe shkëmbim mendimesh mbi draftin e ri penal, i cili ka ngjallur debat, teksa vleresohet si një hap i rëndësishëm në vijim të reformës së drejtësisë në vendin tonë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...