Transportonte kokainë me “Benz”, arrestohet “i forti“ në autostradën Tiranë-Durrës

Date:

Share post:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”.U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari.

Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë nark⁹otike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”.

Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u krye arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...