“Është personale për mua”, Evis Sala tregon sfidën e parë si ministre e Shëndetësisë

Date:

Share post:

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë si titullare e dikasterit, për rimbursimin e plotë të barnave për pacientët me tumor.

Sala tha se kjo është sfidë jo vetëm si mjekë që ka nisur punën për herë të parë në spitalin onkologjik në QSUT, por sfidë dhe për të gjithë karrierën e saj në këtë fushë.

“Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të Onkologjikut. Kjo është dhe një sfidë personale për mua, pasi unë kam nisur këtu, është sfidë e detyrës dhe e karrierës sime.

Mendoj se është diçka e bëshme dhe në përputhje me vizionin e qeverisë”, tha ministrja Sala.

“Për mua është ditë emocionuese, në planin personal kthehem në vendin ku kam studiuar. Pashë ndryshime të strukturës dhe i thashë vetes se është më mirë se në spitalet ku kam punuar.

Jam e vetëdijshme është sfidë e madhe por ata që më njoin që kamdëshirë për të përballuar sfidat, por i kam përballur me ekip, skuadër. Kur ata janë të suksesshëm, dhe shefi është.Duhet bërë shumë ndryshime, duhet njohur ajo punë që është bërë., mund të kesh strukturë të mirë po nuk pate menaxhim performance ëhstë e ulët.

Unë do fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të onkologjikut.kjo është dhe një personale pr mua, unë kam nisur këtu, sfidë e detyrës dhe karrierës sime.Është e bëshme dhe përputjhet me vizionin e qeverisë.Shërbimi parësor dhe diagnostikues, nuk mund të ngarkosh spitalet, me një diagnostikim të shpejtë shmang fluksin në spitale. Me inteligjencë artificiale mund të arrijmë. Ne jemi kreativë të mencur ndaj ska pse mos të përdorim burimet tona.Lidhet me diagnostikën dhe digjitalizimi i gjithë sistemit spitalor.

Në spitale do organizojmë ekipet për ofrimin e shërbimeve në shërbim publik.Duhet të mbyllim rrjedhjen e mjekëve jashtë. Nuk është se ka vlerësime më shumë jahstë. Kam pasion për ristruktimin dhe dhënin e leksionit për brezin e ri.Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh që i jam futur do i futemi të gjithë bashkë, nuk është aq e ëvshtirë nëse bashkoheni me vizionin tim.” – u shpreh Sala.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...