Hidhet në erë makina në Sarandë, një viktimë!

Date:

Share post:

Rikthehen atentatet me tritol. Pas një mugese të gjatë, sot është hedhur në erë një automjet në Sarandë, duke i marrë jetën një personi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në lagjen numër 3, një zonë mjaft e populluar në qytetin e Sarandës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa në foto shihen edhe dëmet e mëdha që janë shkaktuar në mjet, por jo vetëm, nga shpërthimi i fuqishëm.

Viktima është identifikuar si Isuf Jaçaj, ndërsa nuk dihen as rrethanat e ngjarjes.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë duke shkaktuar dëme dhe te banesat përreth.

“Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor“, njofton policia. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...