Ja kush e keqtrajtoi macen, policia “kap” autorin 

Date:

Share post:

“Kur do shteti, e kap lepurin me qerre.” Në një reagim të saj Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka njoftuar se pas videos të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një mace, menjëherë shërbimet e stacionit të policisë Rrogozhinë kryen verifikimet dhe në përfundim të tyre u bë identifikimi i autorit të rastit. Ai u identifikua si shtetasi R. B., 77 vjeç, banues në Rrogozhinë. Për 77-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Keqtrajtimi i kafshës”, sipas parashikimeve të nenit 207/c të Kodit Penal. Nëse i moshuari gjendet fajtor, ai rrezikon dënimin me gjobë dhe burgim gjer në 3 muaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ndërkohë ka ftuar median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

©zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...