Pranga 44-vjeçares, shantazhonte një grua në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe …

Date:

Share post:

Një 44-vjeçare nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi akuzohet se ka përfituar një shumë parash përmes shantazhit dhe kërcënimeve ndaj një gruaje nga Saranda.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin për ndalimin e shtetases Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur më parë në kërkim.

Hetimet u nisën pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, e cila kishte deklaruar se ishte shantazhuar dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Autorja e dyshuar i kishte marrë fillimisht 5000 euro, ndërsa vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.

44-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...