Çelet viti i ri akademik, Presidenti Begaj: “Dija është mjeti për të sjellë ndryshimin”

Date:

Share post:

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u çel sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025–2026, në një ceremoni ku morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe zëvendësministrja e Arsimit, Ana Kapaj.
Në praninë e qindra studentëve të rinj, pedagogëve dhe përfaqësuesve të institucioneve arsimore, u përcollën mesazhe inkurajuese për një vit të mbarë studimesh dhe për përkushtim ndaj dijes.

Rektori i universitetit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, në fjalën e tij theksoi se UAMD po forcon çdo vit më shumë rolin e tij si një qendër e rëndësishme akademike në rajon.

“Mbi 1900 maturantë zgjodhën këtë vit Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ për të studiuar, ose rreth 5% më shumë se një vit më parë. Këtë vit kemi dhe 10 studentë ndërkombëtarë që u bënë pjesë e programeve tona. Universiteti i Durrësit është i vetmi në rajon që aderon në rrjetin Stars EU dhe ofron 15 programe me diploma të dyfishta”, – u shpreh Fortuzi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Bajram Begaj nënvizoi rëndësinë e dijes si bazë për përballimin e sfidave të kohës, veçanërisht atyre që vijnë nga zhvillimi i teknologjisë.

“Çelësi i suksesit tuaj varet nga puna dhe përkushtimi. Mos harroni familjen tuaj, familjen shqiptare. Po përballeni me sfidën e teknologjisë që ka ndryshuar mënyrën si jetojmë, dhe kjo kërkon dije të thella. Dija nuk është thjesht informacion, por një mjet për të sjellë ndryshimin”, – u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti Begaj bëri gjithashtu thirrje ndaj pedagogëve për të ofruar një arsim cilësor që përgatit studentët për tregun e punës dhe për të ardhmen e vendit.

“Studioni për të ardhmen tuaj dhe kontribuoni në rritjen e Shqipërisë dhe formësimin e së ardhmes së saj”, – shtoi ai.

Në këtë ceremoni u mirëpritën edhe studentët e rinj ndërkombëtarë që këtë vit janë bërë pjesë e UAMD-së. Njëri prej tyre, Bejaz nga Turqia, tha se zgjodhi Universitetin e Durrësit për cilësinë e programeve dhe mundësitë që ofron.

“Jam nga Turqia dhe do të studioj në degën e Menaxhim-Marketingut. Më pëlqen Shqipëria dhe atmosfera në këtë universitet”, – u shpreh ajo.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës hyn kështu në një vit të ri akademik me një numër gjithnjë e më të madh studentësh, programe të zgjeruara dhe synimin për të qenë një qendër bashkëkohore e dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...