Princi Leka II fejohet me Blerta Celibashin në Ksamil

Date:

Share post:

“Oborri Mbretëror Shqiptar” ka njoftuar zyrtarisht sot fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, me zonjushën Blerta Celibashi.

Ceremonia e fejesës është zhvilluar më 11 tetor 2025 në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në një atmosferë të ngrohtë familjare, në praninë e të afërmve dhe miqve më të ngushtë të çiftit.

Në njoftimin zyrtar, Familja Mbretërore shprehet se ndan këtë gëzim me popullin shqiptar dhe falënderon të gjithë ata që kanë përcjellë urimet dhe dashamirësinë e tyre në këtë rast të veçantë.

Fejesa e Princit Leka II shënon një moment të rëndësishëm për Familjen Mbretërore Shqiptare, duke rikthyer vëmendjen tek tradita dhe simbolika që kjo familje përfaqëson.

Martesa e mëparshme e Princit Leka II me artisten Elia Zaharia përfundoi zyrtarisht në vitin 2023, pas disa vitesh bashkëjetese. Çifti ka një vajzë, Geraldinën e vogël. Ndarja u shoqërua me tensione, pasi Princi bëri publike episode dhune të ndodhura në fund të martesës, duke e mbyllur kështu një kapitull që për një kohë kishte qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...