“Storm 9” në Durrës/ në kërkim organizatori kolumbian, arrestohen dy bashkatdhetare të tij për prostitucion

Date:

Share post:

Pas tre javësh hetime me metoda proaktive, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 9”, duke goditur një rrjet të trafikimit të femrave për shfrytëzim në prostitucion.
Si rezultat i hetimeve të koordinuara me Prokurorinë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 28-vjeçar kolumbian, me inicialet D. G., i dyshuar si organizatori i këtij aktiviteti kriminal, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar.

Sipas Policisë, apartamenti ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa gjatë kontrollit u gjet një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, pesë celularë dhe pasaportat e dy të arrestuarave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, u procedua penalisht pronari i apartamentit, 45-vjeçari V. R., banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, si dhe tre persona të tjerë, M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 28-vjeçari kolumbian ka trafikuar bashkatdhetare të tij drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Durrës dhe qytete të tjera bregdetare.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e organizatorit D. G.dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...