Qëndresa Qytetare: Sekuestrimi i monopatinave, shkelje e pronës private dhe shpërdorim detyre

Date:

Share post:

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka reaguar ashpër pas aksionit të Policisë së Shtetit në Tiranë, ku efektivë policie kanë sekuestruar monopatina elektrike në rrugët e kryeqytetit. Sipas organizatës, veprimet e kryera nuk kanë asnjë bazë ligjore, pasi Ministrja e Brendshme nuk ka nxjerrë asnjë urdhër të shkruar që të autorizojë këtë ndërhyrje.

Në deklaratën e publikuar, “Qëndresa Qytetare” thekson se në mungesë të bazës ligjore, sekuestrimi i monopatinave, biçikletave apo mjeteve elektrike përbën shkelje të rëndë të pronës private dhe të parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
“Sipas nenit 135 të Kodit Penal, këto veprime mund të konsiderohen si vjedhje e pronës së qytetarëve nga persona që ushtrojnë funksione shtetërore, dhe janë të dënueshme deri në 10 vite burg”, thekson organizata, duke shtuar se përgjegjësitë për këtë situatë bien mbi Ministren e Brendshme dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit.

Në reagim theksohet gjithashtu se, ndërsa një numër i madh policësh janë angazhuar për të ndaluar qytetarë që përdorin monopatina, nuk po shfaqet i njëjti zell për të vepruar ndaj personave që qarkullojnë me automjete luksoze apo për të luftuar fenomenet kriminale.
“Kjo tregon një përmbysje të prioriteteve, propagandë para sigurisë, spektakël para ligjit”, thuhet në deklaratë.

Sipas “Qëndresës Qytetare”, monopatinat nuk janë as armë dhe as mjete kriminale, por simbol i lëvizjes së gjelbër dhe qytetare. Organizata i bën thirrje institucioneve të ndalojnë masat represive ndaj qytetarëve dhe të përqendrohen tek problemet reale që prekin përditshmërinë e tyre.
“Para se të ndaloni monopatinat, kujdesuni që të funksionojë transporti publik, të ndëshkohen drejtuesit e papërgjegjshëm të automjeteve dhe të hiqen ‘kioskat e drogës’ pranë shkollave dhe lokaleve”, thekson më tej reagimi.

Në përfundim, organizata paralajmëron se një shtet që frikësohet nga monopatinat, por jo nga krimi i organizuar, është një shtet që ka humbur busullën.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...