Procesi gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende, teksa të akuzuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Julian Meçaj ka deklaruar se po i cenohet parimi i nje procesi të drejtë ligjor, kurse Plaurent Dervishaj është shprehur se ka qenë fat shpëtimi i tyre.

Julian Meçaj: Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë kur asnjëri prej tyre as më njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj veten time. Nuk ka logjikë e gjitha kjo këtu, shkelet parimi i procesit të drejtë ligjor. Mos na ofendoni inteligjencën, unë s’e kuptoj për çfarë vijnë.
Plaurent Dervishaj: Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen? Po dënohet vetëm një palë, ndërsa pala tjetër është e lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestra… Për ngjarjen time të qershorit, unë e quaj fat që ne kemi qenë në atë makinë, kemi shpëtuar sepse kam pas dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj Zoti, ndërsa Andi Malokun s’e ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshirë nga ju në lidhje me këtë çështje, na dënoni për atë që kemi në kurriz, jo për ato që s’i kemi.
©️zërionline


