Tragjedi në Maliq/ Zjarr në një banesë, humbin jetën nëna dhe djali 14 vjeç

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie tre persona, një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Fillimisht, të tre u transportuan me urgjencë nga ambulancat drejt spitalit të Korçës, por fatkeqësisht, nëna Mejreme Azisllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra. Ndërkohë, fëmija tjetër, 6 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor intensiv.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë çoi në përhapjen e flakëve që u morën jetën dy anëtarëve të një familjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...