Shpërthim granate në Pogradec, plagoset 49-vjeçari në oborrin e shtëpisë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një granatë dore ka shpërthyer duke lënë të plagosur 49-vjeçarin Gentian Yzellari.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së tij, teksa i dëmtuari po kryente disa punime. Gjatë gërmimeve, ai ka aktivizuar pa dashje një granatë dore që dyshohet t’i përkasë periudhës së luftës, e cila më pas ka shpërthyer.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës. Burime nga spitali lokal bëjnë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe për identifikimin e origjinës së granatës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...